GazetaMax
Lajme

Gazi Baba e Çairit me Ali Ahmetin dhe BDI-në

Zyrtarë të lartë partiak dhe qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmjen e së dielës kanë takuar banorët e Këshillit Vendor “Teli” në Çair të Shkupit.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe funksionarë tjerë partiak kanë prezantuar të arritura e deritanishme të partisë në ekzekutiv si dhe projektet që janë në vijim e sipër.

Me këtë rast zëvendëskryeministri i parë Grubi tha se rruga e drejtë dhe e vetme që sjell të ardhmen për qytetarët e këtij vendi është rruga e Ali Ahmetit, rruga për jetë më cilësore për të gjithë ne.

“Kënaqësi të bashkëbisedojmë sot me aktivistët e këshillit vendor Teli dhe banorët e lagjes Gazi Babë në Çair. Rruga e drejtë është me Ali Ahmetin, si anëtar të NATO-s, drejt Europës dhe jetës më cilësore. Faleminderit që i qëndroni besnik kësaj rruge të drejtë”, ka shkruar në rrjetët sociale Grubi pas takimit.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid028RVifEvk4U2p4ePXRathbKigJujYCL2eoj8mUdbtPN6T6xWeB5EHJpYWYc8j2W58l

Related posts

“Ndal burgimeve politike”/ Blushi lexon mesazhin e Metës para SPAK: Është vrarë besimi tek drejtësia

Gazeta Max

Drejtori Ganiu – injorantë anonim flasin gjëra të liga

Gazeta Max

Abazoviq: Shpresojmë që nesër të jemi 6 shtete në ‘Ballkanin e Hapur’

Gazeta Max