GazetaMax
Lajme

Arsovska: Politika ka dorë edhe te protestat e autobusëve

Shkup, 12 shkurt – Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi se projekti për transportin e shpejtë bublik, të cilin e ka trashëguar nga paraardhësi i saj Petre Shilegov është duke u rishikuar, mangësitë janë hequr dhe se është në fazën fillestare.  Ajo për Radio Evropa e lire thotë se bëhet fjalë për një reformë serioze.

“Pra, tani ka një reformë serioze për t’u bërë këtu. Plani është duke u rishikuar, sepse ka pasur një numër të madh të mangësive që kemi konstatuar, duke pasur parasysh se para opinionit janë vënë në pah një numër i madh vërejtjesh, jo vetëm për itinerarin por edhe për mënyrën se si do të zbatohet, diçka që ne e kemi negociuar prej kohësh dhe ajo që duam të ofrojmë është zgjidhja më e mirë për qytetin”.

Arsovska e pyetur në lidhje me kaosin e krijuar në kryeqytet duke i pasur parasysh protestat e transportuesve privat, mungesen e autobusëve dhe revoltën e qytetarëve. Ajo tha se protesta  është e drejtë legjitime e çdokujt që dëshiron të shpreh pakënaqësi.

“Një e drejtë legjitime është e drejta për të protestuar e kujtdo që mendon se ka diçka për të thënë para publikut. Megjithatë, është gjithashtu e drejta jonë të përpiqemi të bëjmë diçka që do të jetë më e mirë për të gjithë qytetarët, dhe jo vetëm për ata pak të prekur, të cilëve u është cënuar komoditeti”.

Kryetarja Arsovska tha se politika ka një dorë vërtet serioze në të gjitha këto zhvillime. Sipas saj politika duhet ta ketë vendin e saj dhe ai vend nuk është këtu dhe nuk duhet të jetë në të gjitha këto aktivitete publike që institucionet duhet ti kryejnë në interes të qytetarëve. “Marrëdhëniet tona me VMRO-DPMNE-në nuk janë përkeqësuar. Unë thashë se kam miq nga të gjitha opsionet politike, por këtu bëhet fjalë për personalitete, jo për opsione. Ka problem me ata që udhëheqin, dhe që mendojnë se dikush u ka borxh, sepse kanë përkrahur dikë në këto zgjedhje, deklaroi kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

Related posts

Paraburgim për dy shtetas bullgar, mashtruan një banore të Shkupit për 8000 euro

Gazetamax.mk

Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë në Kumanovë

Gazetamax.mk

Ahmeti e konfirmon takimin me Arben Taravarin

Gazetamax.mk