GazetaMax
Lajme

VMRO me kritika për ministrat e propozuar

Shkup, 12 shkurt – VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish ka kritikuar propozimet për ministra të rinj. Sipas VMRO-së, Qeveria është listë pazaresh për të shpëtuar karrierën politike të Ahmetit dhe Kovaçevskit.

“A po e propozojnë për ministër të Drejtësisë Krenar Llogën, vëllanë e Kreshnik Llogës, me kallëzim penal për vrasjen e Dilaver Bojkut nga viti 2020, për vrasje dhe tentativë vrasjeje? Kovaçevski duhet të shpjegojë edhe se si e ka propozuar Viktorija Avramovska-Madiq për zëvendësministre të drejtësisë kur kundër saj ka kallëzim penal në Prokurorinë Publike për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim, në vlerë prej 75 mijë eurosh. ..” Kovaçevski duhet të tregojë se a është pikërisht referenca se ka qenë këshilltar i kryeministrit në qeverinë e VMRO-DPMNE-së që është vendimtare që Azir Aliu të emërohet ministër i administratës”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE.

Related posts

Ballkani i Hapur ende pa rezultate konkrete

Gazetamax.mk

Afati i dytë i regjistrimit, ende vende të lira në shkollat e mesme profesionale

Gazetamax.mk

Vrasja në Tetovë ka tronditur opinionin, ngritët alarmi për rreziqet nga rrjetet sociale

Gazetamax.mk