GazetaMax
Lajme

Arsovski: Shumica parlamentare fiton tetë, por mund të humbas pesë, gjashtë apo shtatë deputetë

Shkup, 14 shkurt – LSDM rikonstruimin e qeverisë e sheh përmes dy prizmave. Njëra është stabilizimi dhe rritja e funksionalitetit të shumicës parlamentare dhe e dyta është një lloj konsolidimi i deputetëve, si hap i ndërmjetëm apo si rritje e presionit ndaj partive të tjera në kuvend për ndryshimet kushtetuese, tha analisti Petar Arsovski për “Top Tema”, lidhur me rikonstruimin e qeverisë, daljen e “Alternativës” dhe hyrjen e “Aleancës për Shqiptarët”.

“Ky lloj konsolidimi ka një prizëm të tretë, por së pari le të fokusohemi tek këto të dyja. Në kuptimin e “koalicionit evropian”, nuk ka ndryshime të mëdha dhe nuk besoj se ndonjë nga partitë shqiptare do të votonte kundër ndryshimeve kushtetuese apo nuk do t’i mbështeste ato.

Shumica e partive shqiptare kanë një vendosmëri deklarative, madje edhe thelbësore për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Dhe në këtë kuptim ky ndërrim nuk ndryshon shumë”, thotë Arsovski.

Në drejtim të rritjes së shumicës parlamentare, shton Arsovski, qëndrimi i LSDM-së në fillim ishte që partitë të mos dalin, që shumica të mos jetë e vogël.

“Këto ngjarje në Kuvend, dje dhe sot, e prishin pak atë matematikën, kështu që në fund esap-i mund të dalë i barabartë, thënë me kusht, domethënë të fitojnë tetë dhe të humbasin pesë-gjashtë-shtatë, ndoshta edhe tetë deputetë. Dhe nuk e di se si do të funksionojë. Duhet të shohim”, vlerëson Arsovski.

Related posts

Grubi pas takimit: BDI më e fortë se kurrë

Gazetamax.mk

U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

Gazetamax.mk

Gashi: Është i mundur kompromisi, fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM dhe ASH

Gazetamax.mk