GazetaMax
Lajme

MEPSO dhe USAID nënshkruan memorandum për furnizim të sistemit të ri SCADA/EMS

Drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Orhan Murtezani dhe përfaqësuesi i USAID-it, Farkuk Serdareviç sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim me çka SHA MEPSO e fillon procedurën për furnizim të sistemit të ri SCEDA/EMS (Supervisory Control And Data Acquisition/Energy Management System).

Nga SHA MEPSO pasdite kumtuan se këtë sistem do ta financojë nga mjetet e veta, ndërsa USAID do të sigurojë grant për shërbime konsultative.

Duke e njohur rëndësinë që SHA MEPSO e ka në sigurimin e menaxhimit efikas dhe të besueshëm me sistemin elektroenergjetik të RMV-së, me rëndësi të jashtëzakonshme në këtë proces është mbështetja që e jep USAID e cila në pajtim me Memorandumin e nënshkruar do të sigurojë grant për shërbime konsultative të cilat SHA MEPSO do ta ndihmojnë në pjesën e përgatitjes së specifikimeve teknike, tenderimit dhe implementimit të plotë të sistemit të ri SCADA/EMS, ceket në kumtesën e SHA MEPSO-s.

Related posts

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Gazetamax.mk

Edhe Muhamet Ameti kandidon për degën e Tetovës

Gazetamax.mk

Pa ndryshimet kushtetuese, procesi i negociatave me BE-në ndërpritet

Gazetamax.mk