GazetaMax
Lajme

Deklaratat “luftënxitëse” të VMRO-së, Rangelloviq: Retorikë elektorale!

“Përveç premtimeve, partitë po përhapin teza radikale për të forcuar bazën e votuesve”, vlerëson politikologu Ivo Rangelloviq, duke komentuar deklaratat e eksponentëve të opozitares VMRO-DOMNE, të cilat nxisin ndasi ndër-etnike dhe frikësojnë publikun me “luftë”.

“Një retorikë e tillë parazgjedhore është bërë praktikë në vend gjatë disa dekadave të fundit. Përveç premtimeve, partitë po përhapin teza radikale për të forcuar bazën e votuesve. Realisht maqedonasit dhe shqiptarët janë të lodhur nga gjithçka që serviret në diskursin publik, sepse asnjë qeveri nuk arrin t’u kushtojë vëmendje problemeve thelbësore të përditshmërisë së qytetarëve. Besoj se partishmëria është problem shumë më i rrezikshëm se etnizimi, metastazë që kërcënon drejtpërdrejt funksionimin e aparatit shtetëror, e me këtë edhe zhvillimin shoqëror në Maqedoni”, deklaroi Rangelloviq për PRESSonline.mk

Related posts

Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit në të gjithë vendin, vetëm 3 kuti rezultojnë të parregullta

Gazeta Max

Docherty: Stabiliteti në Ballkan, thelbësor për sigurinë europiane

Gazeta Max

Shkupi po “digjet” nga i nxehti, rrugët e kryeqytetit thuajse të zbrazëta

Gazeta Max