GazetaMax
Ballina

BDI: Rritja e pagës mesatare, premtim i përmbushur zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim realizon edhe një premtim të dhënë para qytetarëve për rritjen e pagës mesatare edhe atë në një afat rekord, një vit e gjysmë para premtimit të dhënë.

Paga mesatare e paguar në muajin Dhjetor të vitit 2022 kapte vlerën prej 34.364 denarë, që është për 14.8% më shumë krahasuar me pagën e paguar në muajin Dhjetor të vitit 2021.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes politikave ekonomike shumë të përgjegjshme edhe në kohë të krizës më të madhe botërore ka arritur që të ruajë standardin e qytetarëve, sepse premtimi i dhënë para qytetarëve realizohet edhe para kohe.

Related posts

I lansoi brenda dy javësh, pëlqehen këngët e Johnnyboy

Gazeta Max

Ndikimi i ushqimit të përpunuar në shëndetin e trurit

Gazeta Max

Tuna shfaqet në mesin e dy meshkujve në Dubai, veshja e këngëtares bie në sy

Gazeta Max