GazetaMax
Lajme

Llalla: Grubi i qartë, e tha të vërtetën, VMRO është nxitëse e urrejtjes

Njohësi i rrethanave politike dhe analisti Arben Llalla në një prononcim për indeks.mk ka komentuar fjalimin që zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e bëri dje në Kuvendin e Maqedonisë.

Llalla tha se Grubi ishte i qartë dhe ka thënë të vërtetën për VMRO-në. Sipas tij, VMRO është nxitëse e urrejtjes etnike të maqedonasve ndaj shqiptarëve.

“Në kohën e qeverisjes së VMRO kishim rrahje në autobuzë, përzënien e shqiptarëve ngs shtëpitë e tyre, gjoba të rënda ndaj bizneseve tl ndryshme. Prandaj në fjalimin e tij zëvendës kryeministri ishte i qartë, tha vetëm disa të vërteta sepse korrupsioni i qeverisjes së VMRO është një gropë e thellë. VMRO për të mbuluar korrupsionin e saj po përdor gjuhln e nxitjes së urrejthes midis etnive dhe fqinjëve me Maqedonin”, tha Llalla.

Ai shtoi se VMRO-ja ishte arsyeja që Maqedonia u bllokua ndër vite.

“VMRO në vend të gjende rrugën e zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, ajo bllokojë dhe shfrytëzojë egjeasit duke nxitur një urrejtje midis fqinjëve”, përfundoi Llalla.

Related posts

Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

Gazetamax.mk

Ahmeti: E dinë të gjithë dhe duhet ta pranojnë se s’ka Maqedoni pa shqiptarët!

Gazetamax.mk

Tre komisione në Kuvendin sot mbajnë mbledhje

Gazetamax.mk