GazetaMax
Lajme

Aliti dhe Aliu patën dorëzimin ceremonial të detyrës së ministrit në MSHIA

Sot në zyrat e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA) është mbajtur ceremonia e dorëzimit të detyrës në mes të ministrit paraprak, Admirim Aliti dhe ministrit të sapoemëruar, Azir Aliu.

Në një atmosferë të përzemërt, ata i uruan njëri-tjetrit shumë suksese dhe dëshiruan përballje efikase me sfidat që pritet të ballafaqohet ky departament.

Ministri i ri, Azir Aliu, theksoi: “Paraardhësit e mi filluan disa procese vërtetë të rëndësishme dhe projekte në fushat siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i teknologjive të informatikës dhe komunikimit, të cilat së bashku me projektet e reja që po përgatisim me ekipin tim, presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe transformimin pozitiv te i gjithë ekosistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besoj fuqishëm se me shumë punë, këmbëngulje dhe përgjegjësi mund të arrijmë rezultate me të cilat do të krenohen të gjithë bashkëqytetarët tanë ”.

Ministri i ri, Azir Aliu, është ekspert ndërkombëtar në fushën e teknologjisë së informatikës dhe arsimit, me më shumë se 20 vjet përvojë pune në sektorin privat dhe akademik, duke realizuar mbi 100 projekte të ndryshme në fusha siç janë: transformimi digjital, zhvillimi i startup-eve në ekosisteme, inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinerive.

Në detyrën si ministër vjen nga pozita e profesorit universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë.

Related posts

Themeluesja e Klubit global të grave lidere G 100, Harbin Arora për vizitë në Shkup

Gazetamax.mk

Tajani: Do punojmë për realizimin e “Korridorit 8”

Gazetamax.mk

Talevski: Bllok tarifat e energjisë elektrike të ngjashme me konceptin e tatimit progresiv

Gazetamax.mk