GazetaMax
Lajme

LSDM-BDI: Rritja e shumicës parlamentare, disfatë për VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

“Të gjitha gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit për një shumicë të re parlamentare ranë në ujë”, ky është konstatimi I dy partnerëve më të mëdhenj të koalicionit qeveritar LSDM-së dhe BDI-së, pasi mbrëmjen e së hënës Parlamenti votoi me shumicë votash ri-formatimin e Qeverisë, dhe me këtë edhe zgjerimin e koalicionit qeveritar edhe me ASH-në e Arben Taravarit, shkruan PRESSonline.mk

“Mbrëmë, më 27 shkurt, ministrat e rinj në Qeveri u votuan me 65 deputetë ‘për’ dhe pa asnjë votë kundër, që paraqet rritje të shumicës aktuale parlamentare”, thuhet në komunikatëm me shkrim të LSDM-së.

Nga LSDM thonë se për 10 ditë deputetët e OBRM-PDUKM-së u përpoqën ta zgjasin zgjedhjen e ministrave të rinj përmes debateve të gjata dhe të pakuptimta, ku folën për gjithçka përveç temës.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së për 10 ditë bllokuan zgjedhjen e ministrave dhe kështu penguan punën e ministrive të caktuara, në dëm të qytetarëve, kështu që në fund, si shumë herë më parë, kur erdhi koha e votimit, mund të as nuk votojnë kundër propozimeve që kritikuan aq shumë. Rritja e shumicës parlamentare është një humbje e re për veprimet e Mickoskit dhe një ekspozim i ri i gënjeshtrave të tij se Kuvendi nuk vetëm sa nuk është shpërbërë”, shtojnë nga LSDM.

Në anën tjetër, nga partia më e madhe shqiptare e koalicionit qeveritar BDI e Ali Ahmetit thonë se VMRO-DPMNE dhe Mickoski mbeten të izoluar dhe vetmuar, anti NATO dhe anti BE. Nga kjo parti kërkojnë që opozitarja VMRO-DPMNE të tregojë: Pse i ndaloi kryetarët e tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë dhe pse bën thirrje për luftë?

“I izoluar dhe i vetmuar anti NATO dhe BE, njëkohësisht edhe antishqiptar sipas qëndrimeve dhe vendimeve të tij, kryetari i VMRO DPMNE-së, Mickoski refuzon dhe shmang të deklarohet: Pse ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë, pse ka lëshuar urdhër që të mos lëshohen vendime për legalizim për shqiptarët nga ana kryetarëve të tij të komunave, pse ka lëshuar urdhër që të mos jepen leje ndërtimi për kompanitë pronari i të cilave është shqiptar dhe pse ai dhe bashkëpartiakët e tij bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve në vitin 2023? Publikimi i një fotoje me uniformë të kamufluar dhe me kallashnikov të zbarzur ishte paralajmërim i një fushate të planifikuar prej kohësh me paralajmërime për luftë nga VMRO DPMNE dhe me kërkesë për 61 deputetë që të mos ‘kushtëzohen’ nga shqiptarët, sikur Nikolla Gruevski dikur dhe nxiti fjalimin e Aleksandër Nikollovskit në Kuvend, gjatë të cilit ai deklaroi se maqedonasit do të ngrihen në vitin 2023”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas tyre, kjo është sjellje skandaloze e liderëve të papërgjegjshëm të VMRO DPMNE-së dhe duhet të dënohet nga të gjithë, duke përfshirë mediat, shoqërinë civile, komunitetin akademik dhe të gjitha partitë që angazhohen për një Maqedoni Europiane, anëtare të NATO-s, me qytetarë të barabartë dhe në bashkëjetesë të shkëlqyeshme ndërmjet të gjitha komuniteteve, për paqe, stabilitet dhe siguri, si dhe zhvillim ekonomik.

“Sot, të gjitha partitë, përveç Levicës, po distancohen nga VMRO DPMNE-ja e Mickoskit dhe kapaciteti i saj koalicionues është i barabartë me ZERO dhe pikërisht kjo shkakton nervozizëm tek ta”, theksojnë nga BDI.(PRESSonline.mk)

Related posts

Numri i studentëve në Fakultetin e turizmit është i përgjysmuar

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të ofrojmë livrim 100% të energjisë elektrike dhe rritje të vogla të çmimeve

Gazetamax.mk

‘S’mund të jetojmë në hasmëri’, Ahmeti: Mbështes ‘Open Balkan’, instrument për të pajtuar rajonin

Gazetamax.mk