GazetaMax
Lajme

Besimi: Me përbërjen e kompletuar të Qeverisë jemi të gatshëm për dhënien e euroobligacioneve

Kur tashmë kemi përbërje të kompletuar të Qeverisë, siç paralajmërova publikisht, jami të gatshëm sërish për dhënien e euroobligacionit me ato kushte që do të vlejnë në treg, por me procedurë më adekuate, tha sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Besimi, i cili merr pjesë në panelin “Strategji për mbajtjen e rritjes ekonomike në kohë të pasigurisë” në kuadër të Forumit ekonomik – Shkup, tha se kredibiliteti i politikave jep hapësirë që sërish të ketë kërkesë adekuate për letrat tona me vlerë.

“Kredibiliteti i politikave jep hapësirë që sërish të ketë kërkesë adekuate për letrat tona me vlerë, respektivisht investime në euroobligacionet tona, për të cilat hapësira fiskale është e determinuar. Gjithsej 480 milionë euro duhet të kemi në gjysmën e parë të vitit që t’i realizojmë këto pagesa, e sipas të gjitha informatave dhe komunikimeve me investitorët, kemi pozitë të mirë në treg që ta sigurojmë këtë”, tha ministri.

Sipas tij, në kushte të krizave të njëpasnjëshme, çfarë janë ato aktuale në korniza globale, kyçe është që politikat të jenë konzistente, të parashikueshme, të qarta dhe të targetuara, ndërsa fokusi duhet të vendoset në zvogëlimin e harxhimeve, si dhe zvogëlimin e goditjeve ndaj ekonomisë dhe standardin e qytetarëve.

Vendi, nënvizoi Besimi, duhet të japë sinjale të qarta se është fuqimisht i përcaktuar të udhëheq politika makroekonomike dhe fiskale, të cilat do të thonë konsolidim fiskal, se shkon në mënyrë të targetuar, duke i adresuar më të goditurit, si dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me palët e involvuara.

Mbetet përcaktimi, shtoi Besimi, që përmes programeve adekuate të tërhiqen investitorë të vendit dhe të huaj.

“Duhet të udhëhiqen politika konzistente, mirë të komunikohen, ndërsa masat që propozohen të bëhen inkluzivisht me komunikim më intensiv me biznes sektorin dhe faktorët tjerë të involvuar. Masat duhet të targetohen pasi burimet e financimit janë gjithnjë e më pak dhe janë më të shtrenjtë. Nëse në këto rrethana nuk mund t’i ndryshojmë drejtimet, mund të fokusohemi në zvogëlimin e harxhimeve në mënyrë sa më efikase. E domosdoshme është porosia deri te investitorët se po udhëheqim politikë të konsolidimit fiskal, politikave konzistente dhe komunikim me të gjithë të involvuarit për disejnimin e politikave të targetuara”, tha ministri.

Related posts

Fillon fushata “Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë”

Gazetamax.mk

Spasovski me falenderim për policinë, qytetarët dhe punëtorët mediatik

Gazetamax.mk

Kasami pret në takim biznesmenin shqiptar, Neshat Limani – ja për çfarë kanë biseduar!

Gazetamax.mk