Saturday, April 25, 2026

Lajmi në kohë reale

Ftesa e Kurtit për Presidentin, Hamza e refuzon si lojë politike, Abdixhiku përgjigjet me Vjosa Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.

Ky subjekt politik përmes një njofitmi thotë se këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.

Megjithatë PDK me në krye Bedri Hamzën e ka refuzuar një ofertë të tillë dhe vetë kryetari i kësaj partie e ka cilësuar si një manovër politike të Albin Kurtit.

Kurse, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur Kurtit me një kundër-ofertë. Ai ka kërkuar garanci nga Kurti për 66 votat e koalicionit qeverisës, që LDK të propozojë emrin e Vjosa Osmanit për president.

Latest Posts

Mos e humb lajmin