GazetaMax
Lajme

Bekteshi takon homologun kroat, Filipoviq: Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në sektorin e energjisë, do të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, Davor Filipoviq, në kuadër të Takimit Ministror të Partneritetit për Energji Transatlantike dhe Ndryshimet Klimatike (P-TECC), i cili po mbahet në Zagreb. Në takim morën pjesë drejtori i përgjithshëm  i SHA EМV-së, Vasko Kovaçevski dhe drejtori i përgjithshëm i SHA NoMaGas, Bajram Rexhepi.

Në takim, ministrat diskutuan për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të tij edhe në të ardhmen. Temë e bisedës ishin masat e ndërrmara nga të dy vendet në përballjen me krizën energjetike dhe të çmimeve me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian, si dhe investimet në burimet e rinovueshme të energjisë.

Ministri Bekteshi tha se në procesin e transformimit të sistemit energjetik në Maqedoninë e Veriut, që po ndodh aktualisht, si vend mund të shfrytëzojmë përvojat e Kroacisë në fushën e ruajtjes së energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, Ligji për infrastrukturën e energjisë së gjelbër si dhe përvojat që kanë në themelimin e Fondit për efikasitet të energjisë dhe zhvillim të qëndrueshëm

Ministri Bekteshi theksoi se në procesin e reformave në Maqedoninë e Veriut shpesh janë marrë parasysh shembujt pozitivë dhe reformat në Kroaci, të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe janë krijuar shumë bashkëpunime me Kroacinë.

Related posts

Xhaferi: Fitër Bajrami të sjellë paqe, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë

Gazetamax.mk

Zelensky, nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë

Gazetamax.mk

Spasovski: Migrimi, terrorizmi dhe krimi kibernetik ekzistojnë dhe do të mbeten

Gazetamax.mk