GazetaMax
Ballina

Në përkujtim të familjes Jashari/ Ahmeti: Çerek shekulli nga sakrifica e pashembulltë për liri dhe atdhedashuri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ahmeti shkruan se pavarësia e Kosovës u vulos nga familja Jashari dhe gjithë heronjtë e veprimtarët që sakrifikuan jetën e tyre për një Kosovë të lirë.

Një çerek shekulli nga përjetësia e familjes Jashari në altarin e lirisë, një sakrificë e pashembulltë e devotshmërisë, athedashurisë, trimërisë dhe lavdisë.

Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet disadekadëshe të gjeneratave të tëra të veprimtarëve, patriotëve, luftëtarëve e dëshmorëve për liri, demokraci, drejtësi e pavarësi.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve e martirëve të kombit!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid02pLDVPhJYZeBf8BYGigBqL8S7QYrycoQhLARq6SrY1rpPX4KYzJUHN9Mv8jVEcw3zl

Related posts

Sërish bashkohen Loredana dhe Mozzik? Çifti po e përgatisin projektin e ri

Gazeta Max

Monika vihet në siklet në festën e ditëlindjes së saj – ku është Donaldi?

Gazeta Max

Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë

Gazeta Max