Sunday, April 26, 2026

Lajmi në kohë reale

I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotelit

I dyshuari “u rrëzua në tokë” dhe u prangos nga forcat e rendit, pasi shtiu me armë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Jeffrey Caroll, shefi i përkohshëm i policisë për Departamentin e Policisë Metropolitane tha se i dyshuari nuk u godit nga të shtënat me armë zjarri, por shkëmbeu të shtëna me një oficer i cili u lëndua.

I dyshuari ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, tha Carroll.

Policia beson se i dyshuari ishte mysafir në Hotelin Washington Hilton ku po mbahej darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari u tha autoriteteve se po synonte zyrtarët e Trump.

Latest Posts

Mos e humb lajmin