Endrit Murati, talenti nga Tetova që po nis aventurën në futbollin kroat

15-vjeçari tetovar i bashkohet strukturave të klubit kroat Istra, që garon në elitën e futbollit të Kroacisë.

Një tjetër talent i ri nga Tetova po hedh hapin e radhës në karrierën e tij futbollistike jashtë vendit. Endrit Murati, 15-vjeçari tetovar, është bashkuar me strukturat e klubit kroat Istra, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij në një ambient të ri futbollistik.

Murati hapat e parë në futboll i ka bërë në Akademinë e FC Shkëndija në Tetovë, ku me paraqitjet e tij të suksesshme ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të futbollit kroat.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Shkëndijës që u shpall kampione e Superligës së Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar potencialin e tij në nivelet e moshave.

Endriti luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa dallohet për shpejtësinë, teknikën dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv.

Kalimi në Kroaci përbën një mundësi të madhe për talentin tetovar që të fitojë përvojë të re dhe të vazhdojë zhvillimin e tij në një ambient të avancuar futbollistik.

⚽ Suksese Endrit në aventurën e re!