GazetaMax
Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski nga Luboteni: Çdo banorë i komunës sonë është i barabartë (FOTO)

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski vazhdon me ofensivën ndërtimore me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për jetë në çdo cep të komunës me të cilën ai menaxhon.

Kostovski sot gjatë ditës është mirëpritur nga banorët e Lubotenit me të cilët bashkë kanë biseduar për përfundimin e asfaltimit të disa rrugëve të cilat ishin kërkesë primare e banorëve të këtij vendbanimi por edhe për projektet e tjera për të cilat banorët kanë bërë tashmë kërkesa që të realizohen.

“Sot në Luboten u realizua fjala ime e dhënë ndaj haxhi Zejnullahut, haxhi Selimit, Rasimit, Sametit, Muhametit por edhe gjithë banorëve të rrugës së re të shtruar me asfalt. Në afat kohor rekord, para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ekipet e komunës së Butelit veç më asfaltuan rrugët për të cilat kishim kërkesë nga këta banorë. Ne po zgjidhim një problem shumëvjeçar, nuk ka më banorë të lënë në haresë në komunën e Butelit”, ka shkruar Kostovski në faqen e tij zyrtare në facebook.

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski prej fillimit të mandatit të tij ka nisur që të realizoj projektet e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore, një pjesë e të cilave tashmë edhe kanë përfunduar, duke mbajtur llogari për një zhvillim të barabartë dhe jetë më cilësore për të gjithë banorët.

Related posts

Agron Dedivanaj vëzhgon nga afër punimet në gjimnazin e Tuzit

Gazetamax.mk

Të gjitha raportimet sot për bomba në shkolla janë të rreme

Gazetamax.mk

Një jetë e re përsëri/ Pacienti me transplant të mëlçisë lëshoi spitalin

Gazetamax.mk