GazetaMax
Lajme

Vrasja tragjike e nxënësit në Gramsh; 15-vjeçari u fut të shuante një sherr mes bashkëmoshatarëve

15 vjecari Fation Bici u përpoq të ndalonte një konflikt mes bashkëmoshatarëve, por përfundoi viktima.

Një ditë pas ngjarjes tragjike mësues dhe shokët e bashkëmoshatarit në shkollën “Asllan Shahini” në Gramsh tregojnë trishtimin për humbjen e tij.  Ata thonë se Fationi ishte një nxënës shembullor dhe i qetë.

Ai  mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi.

Por në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës nga shkolla e fshatit Drize, u konfliktan  me kushëririn e tij për biseda banale në rrjetet sociale,konflikte të cilat përfunduan në tragjedi.

Në përpjekje e siper për të ndarë bashkëmoshatët me kushëririn e tij, Fationi u godit për vdekje me thikë.

Policia tashmë ka arrestuar 4 bashkëmoshatërt e tij të përfshirë në ngjarje, ndërkohë që kushëririri tij është në spital pasi ka marrë lëndime të lehta.

Në dëshminë e tyre ne polici, para psikologëve dhe prindërve të tyre , 3 adoleshentët kanë thënë se ata nuk e dinin që shoku i tyre kishte thike dhe doreza me vete.

Ata kanë treguar se pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt shkollës në gramsh  dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, pa e ditur se ngjarja do të merrte permasa tragjike.

4 adoleshentet pritet që të njihen me masën e denimit në dy ditet e ardhshme.

Related posts

Ka filluar ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Gërçec

Gazetamax.mk

“Kishin mosmarrëveshje mes vete”, xhaxhai i Erona Coklit jep detaje për rastin tragjik

Gazetamax.mk

Sëmundjet e rralla, pacientët: Vonon terapia

Gazetamax.mk