GazetaMax
Lajme

Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me dyshimin për keqpërdorim e fondit të ndarë nga Qeveria e Kosovës për Luginën.

Arifi tha se uron që në këtë proces të ketë sa më pak ndikim politik dhe që keqdashësit të marrin dënimin e merituar, duke shtuar se ky rast është vjedhja më e madhe në Luginën e Preshevës.

“Kallëzimi penal i cili e përshkruan vjedhjen më të madhe në Luginë të Preshevës dhe formën në mënyrë të detajuar, e cila përmban shumë fakte dhe ja lehtëson Prokurorisë pikërisht këtë proces. Uroj se për shkak të ndërlidhjes politike të ketë sa më pak ndikim politik në këtë proces dhe shpresojë që Prokuroria Speciale të shtojë tempon e duhur për të përfunduar këtë proces të hetimeve dhe për të sjellur atyre njerëzve keqdashës atë të cilën e meritojnë, dënimin“, u shpreh Arifi.

close
volume_off

Kujtojmë se, kallëzimi penal për këtë rast është dorëzuar në muajin shkurt nga kryetari Arifi.

Related posts

167 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gazetamax.mk

Eurointegrimet, Ludva: Investimet dhe bashkëpunimi, në fokusin e vendit

Gazetamax.mk

Escobar: Për SHBA-në Kosova nuk është “çështje e hapur”, dëshirojmë të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së

Gazetamax.mk