Eleni Kocaqi, e ftuar në FaxNews është shprehur në lidhje me procesin që po kalon Himarë gjatë zgjedhjeve për kryebashkiak. Siç dihet deri më tani, kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, është akuzuar për shit-blerje votash, sakaq është në masën e arrestit me burg dhe dosja i ka kaluar SPAK-ut.
Kocaqi e cilëson zgjedhjen e tij, si ende të papërfunduar, duke qenë se është i arrestuar dhe se procesi i zgjedhjeve ka pasur problematikën e tij.
Një nga pikat ky historiania ndalet, është marrëdhënia e Belerit me Greqinë. Duke qenë një parti minoritare, lidhjet me këtë vend sipas Kocaqit nuk janë vetëm në mbarëvajtjen e punëve për këtë komunitet. Sipas saj, Beleri është duke i shërbyer qëllimit të shtetit grek, për një plan helenizimi për të cilin Kocaqi tregon për gazetaren Rovena Neziri se Greqia ka dashur të implementojë projekte në Shqipëri, lidhur me detin Jon, por edhe më tej.
Historiania, madje e quan dhe gabim të Partisë Demokratike, të cilët bashkëpunuan me të, duke qenë një parti nacionaliste nuk duhet të kishte bërë një gabim të tillë.
Sa për votat që ka marrë partia e tij, Kocaqi është shprehur që edhe ato vota nuk i ka marrë nga himariotët, por nga personat që kanë ardhur atë ditë me autobusë nga Greqia.
Eleni Kocaqi: Në momentin që je i arrestuar dhe ka probleme procesi zgjedhor, deri sa të certifikohet i tërë procesi, nuk mund të themi që Fredi Beleri është kryebashkiaku i Himarës. Ky është rezultati paraprak, por nuk është i plotë dhe i saktë. Ka pasur animime nga PS-ja që është subjekti i prekur direkt. Për Këshillin Bashkiak, partia e Belerit ka marrë 6% të votave, e çuditshme si kjo parti fiton administrimin e gjithë bregdetit të Jonit, për këtë bëhet e gjithë kjo luftë.
Vota është paraprake, është vënë në diskutim, pasi është akuzuar për shit-blerje votash. Rezultati vihet në diskutim nga shumë aspekte.
Qasjet e tij, janë ekstremiste, pa baza faktike, që i shërbejnë politikës ekspansioniste greke, e cila sheh ëndrra me perandori bizantine.
Qëndrimi i Ramës deri tani ka qenë dinjitoz, Rama është vetë nga Himara. Është çështje e interesit kombëtar, bëhet fjalë për administrimin e Jonit. Është një plan afatgjatë i politikës greke. Edhe që opozita u bë bashkë me Belerin, është një gabim shumë i madh. E djathta nacionaliste, nuk mund të bashkojë votat me një njeri që kërkon të helenizojë shqiptarët, që vë në diskutim integritetin e Shqipërisë.
Edhe atë 6% të votave që mori nuk ia dhanë hiamariotët, por ata që solli me autobusë nga Greqia.
Qeveria greke është mësuar këtu të bëjë çfarë të dojë, prandaj ka pasur ato reagime. Kjo është e gjitha artificiale që bëhet për interesat e Greqisë, e cila gjen mercenar për të realizuar planet e saj.
Pak e vështirë të jetë kryebashkiak, pasi rezultatin është shumë i ngushtë. Duke qenë se ke një kryebashkiak që del me flamur të vorio-eipiriot dhe flet për procesin e helenizimit, kjo do të thotë që do kishte një shtypje të shqiptarëve në rajonin e Himarës, prandaj është pak dyshuese që e gjithë kjo kandidatura e tij dhe deklaratat që ka dhënë.