GazetaMax
Lajme

Hovenier: Të shmangen konfliktet në betimin e kryetarëve në veri

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se duhet të shmanget çdo konflikt i mundshëm nesër gjatë betimit të kryetarëve të rinj të komunave në veri.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Hovenier tha se nuk do të ishte mirë që institucionet e Kosovës të depërtojnë me forcë në ndërtesat e komunave, nëse veç ato nuk janë të qasshme.

“I kam bërë disa komente edhe gjatë ditës së djeshme, të njëjtat i diskutova edhe sot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kjo gjë duhet të ndodhë në një mënyrë që shmang konfliktet dhe përplaset që mund të qojnë në rritjen e tensioneve në veri”.

“Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë, ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”, u shpreh Hovenier.

Ndërkohë që nesër është paralajmëruar betimi i kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, kryetarë këta që kanë dalë nga procesi zgjedhor i 23 prillit.

Momentalisht, është konfirmuar se do betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq.

Për Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar./Arbresh.info

Related posts

Osmani vendeve anëtare të OSBE-së: Ka shpresë për një të ardhme më të mirë për Organizatën

Gazetamax.mk

Zudi Enuzi nuk ndalet, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot zbarkuan në Shuto Orizare

Gazetamax.mk

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, mirëpriti në takim ambasadorin shqiptar, Fatos Rekën

Gazetamax.mk