GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Kritikat për ndërtimin e autostradave të pabazuara, verës fillojnë punimet në teren

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D tha se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor të Maqedonisë së Veriut.

“Ky projekt është miratuar në bazë të ligjeve, në përputhje me ligjet, deputetët kanë zgjedhur që korridoret 8 dhe 10D, ta ndërtojë konsorciumi më i madh “Behtel dhe Enka”. Procedura është respektuar nëpërmjet komitetit drejtues, dhe gjitha procedurave. Bëhet fjalë për një projekt me gjitha fazat se si duhet. Ky është edhe mesazhi i ambasadores amerikane”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

“Nëse ktheheni prapa, dhe shihni se çfarë dëgjuam 30-40 ditët e fundit, do të shihni se aty nuk ka asnjë argument. Ato janë akuza të pabaza. Tani më projekti ka filluar me punë, kompania është duke u ekipuar, dhe velrësojë se gjatë verë do të fillojnë punimet fizike në teren. Bëhet fjalë për projekt i cili do të ketë efekt prej 2% në BPV, 8000 vende të reja të punës, 51% nga do të bëhen punimet nga punëtor vendor, që do të thotë vende të reja të punës, dhe në fund do të rezultojë me autostradë modern”, u shpreh më tej Kovaçevski.

Kovaçevski tha se kështu ndërtohet shtet modern dhe jo nëpërmjet bllokimeve.

Related posts

VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

Gazeta Max

Me parqe të rregulluara, Fatmir Dehari ju uron mirëseardhje mërgimtarëve

Gazeta Max

Maqedonia feston “Shën Klimentin e Ohrit”, delegacion kuvendor dhe qeveritar do të vendosin lule te busti i tij

Gazeta Max