GazetaMax
Ballina

Jakimovski pyet Mickoskin: Sa vjeç ke qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë?

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në një konferencë për media para portave të selisë së partisë “Pallati i Bardhë” (VMRO-DPMNE), i është drejtuar Hristijan Mickoski, duke e pyetur: Sa vjeç keni qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë dhe si fituat pronë miliona?

“Kam një pyetje për zotin Mickovski, është një dhe është e drejtpërdrejtë dhe pres përgjigje”, tha kryetari Karposh dhe kryetar i partisë GROM, përcjell Indeks.mk

“Mickoski duhet të thotë sa vjeç ka qenë kur e ka ndërtuar hidrocentralin e tij të parë dhe ka fituar pronën milionëshe, dhe nëse e ka ndërtuar para apo gjatë të qenurit drejtor në ELEM”, tha Jakimovski.

Jakimovski thekson se ai si drejtor i ELEM-it është dashur të ndërtojë hidrocentrale që do të jenë në pronësi të shtetit dhe jo pronë e tij personale, siç bëri Mickovski, i cili sot së bashku me anëtarët e partisë së tij vazhdimisht akuzon njerëz nga kampet e kundërta politike.(Indeks.mk)

Related posts

“Urime ditëlindjen, bukuroshe”, Era Sitrefi uron Norën me fjalët më të ëmbëla

Gazeta Max

Edi Furra me një falenderim të përzemërt pas koncertit madhështor “Një çerek shekulli magji muzikore”

Gazeta Max

Kanceri i qafës së mitrës, gjinekologu tregon pse vaksinimi fillon që në moshën 13 vjeç

Gazeta Max