GazetaMax
Lajme

Pushtimi rus ka ngecur, thotë zyrtari amerikan i mbrojtjes

Pushtimi rus kryesisht ka ngecur në të gjitha linjat e tyre të avancimit, me trupat që nuk kanë lëvizur më drejt Kievit që nga java e kaluar, tha një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.
Rusët kanë hedhur mbi 1,100 raketa, por mund të jenë duke u përballur me “probleme të inventarit” tha zyrtari. Disa raketa kanë dështuar të lëshohen, e disa që janë lëshuar nuk kanë shpërthyer, shtoi ky zyrtar.
SHBA-ja ka thënë se e ka të pamundur të konfirmojë apo mohojë pretendimet e Rusisë se ka përdorur raketa hipersonike gjatë sulmeve në Ukrainë, tha ky zyrtar, duke shtuar se Rusisë nuk i është dashur të përdorë këso raketash, por ushtrisë së saj mund të jenë duke iu harxhuar raketat e tjera, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Zyrtari amerikan tha po ashtu se ka rritje të aktiviteteve detare në Detin e Zi, që besohet se përfshijnë edhe disa granatime në qytetin-port të Odesës.

Related posts

Galeria e Arteve Kumanovë – ekspozitë për veshjet shqiptare në gjuhën maqedonase!

Gazetamax.mk

Kovaçevski shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shpërthimin në Stamboll

Gazetamax.mk

Biden paralajmëron botën: Do të ketë krizë për bukë

Gazetamax.mk