Monday, May 11, 2026

Lajmi në kohë reale

Kryebashkiaku i Kuçovës shpallet fajtor për falsifikim dokumentesh, Braho nxjerr provat dhe kërkon shkarkimin e tij

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është deklaruar fajtor për falsifikim dokumentesh. Pas hetimeve të kryera ndaj tij, kreu i SPAK, Klodian Braho i ka përcjellë kreut të KQZ-së, konfirmimin e dënimit të formës së prerë për kryetarin e bashkisë Kuçovë, ku kërkohet gjithashtu shkarkimi i tij.

Në dokumentin drejtuar Ilirjan Celibashit, kryeprokurori Klodjan Braho detajon ecurinë e procesit penal ndaj Hajdarit, të nisura menjëherë pas verifikimeve rreth pastërtinë e figurës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, sipas burimeve të Vna.al

Referuar dokumentit të siguruar nga Vna.al, mësohet se Hajdari është deklaruar fajtor për veprën penale “’Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, për të cilën ndaj tij u caktua 9 muaj burgim.

“Me vendimin Nr.06, datë 25.01.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.”

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, mësohet se dënimi i Hajdarit u ul në 6 muaj burgim si dhe pezullim nga detyra për të shlyer shërbimin e provës.

Dokumenti i SPAK sqaron se vendimi në fjalë ka marrë formë të prerë më datë 5 korrik 2024, duke e bërë mandatin e Hajdarit të cenueshëm.

Zhvillimi në fjalë vjen pas një beteje të gjatë ligjore dhe publike të nisur nga rivali politik i Hajdarit në zgjedhjet vendore, Lefter Maliqi.

Kujtojmë se Maliqi ka depozituar disa herë denoncime në SPAK dhe KQZ, përmes të cilave pretendonte se Kreshnik Hajdari ka fshehur një dënim të mëparshëm në Greqi (për kalim të paligjshëm të kufirit), fakt i papasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.

Në kudër të zhvilimeve më të fundit, Komisioneri Celibashi pritet të mbledhë seancën për të konstatuar mbarimin e mandatit të Kreshnik Hajdarit.

Latest Posts

Mos e humb lajmin