GazetaMax
Lajme

Mexhiti për Pëllumb Velën: Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush

Pëllumb Vela sot dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Klinikës së Tetovës. Në reagimin e bërë ai, tha se dorëheqjen e jep për shkaqe shëndetësore. Përpos prej Klinikës, Vela ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë duket se nuk bëhet fjalë për dorëheqje por për shkarkim. Këtë në mënyrë indirekte e ka potencuar ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ai ka thënë se “është më mirë të japësh dorëheqje ngase të shkarkon dikush”. “Po është për shkaqe personale, ka dhënë dorëheqje. Normal, këto janë funksione… në neurologji thonë tranzitore e kuptoni. Edhe këta funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme, kështu që normal, dikush vjen, dikush për shkaqe personale….Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush kur, po mendoj se ka qenë për shkaqe personale”, tha mes tjerash Mexhiti.

Related posts

Çmimet e larta të drurit, shtohen aktivitetet ilegale

Gazeta Max

Piç: Çdoherë nervozohem kur duhet të flas për historinë e këtij rajoni

Gazeta Max

Anketa e UBO për zgjedhjet lokale/ Në Tearcë fiton VLEN

Gazeta Max