GazetaMax
Ballina

Kamerat e kanë incizuar vrasjen në Greqi, nga katër persona prezent target kanë qenë Oki dhe shoku i tij, kanë dëshmuar dy gra

Mënyra se si është vrarë shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Orhan Bajrami-Oki, tregon se bëhet fjalë për një vrasje me porosi, thonë mediat greke, transmeton Almakos. Megjithatë, hetimi ngel që ta dëshmoje këtë. Sipas portalit grek in.gr, vrasja është e incizuar. Ata publikuan një video incizim nga villa ku janë vendosur i vrari, shoku i tij dhe dy gratë.

Ashtu si plotësohet, në momentin e vrasjes, Oki me shoqërinë e tij ka qenë në borrin e apartamentit në Halkidiki ku është fshehur. Ai së bashku me një shokun e tij dhe dy gra, kanë qenë ulur në oborr kur janë paraqitur dy persona me motoçikletë dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Me 19 plumba është gjuajtur në drejtim të Okit, i cili ka vdekur në vend, ndërsa shoku i tij ka qenë i plagosur rënd, ndërsa në drejtimin e grave nuk është gjuajtur.

Në këtë kontekst, ekzekutimi i 39 vjeçarit lidhet edhe me një vrasje para tre muajve në Shkup.

Sipas dëshmive, Oki ka qenë një emër i njohur i nëntokës dhe krimit të organizuar në Maqedoni. Ai ka qenë njëri prej personave udhëheqës i nëntokës në Shkup, e quajtur Duqanxhik.

Informacionet flasin se me muaj në Shkup udhëhiqet një luftë midis grupeve kriminale të nëntokës, ku grupi i Okit është target e një grupi tjetër mafioz rival. Ashtu si dëshmohet, 39 vjeçari është fshehur në Greqi duke e ditur se ai është target.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për biznesmen, i cili ka qenë pronar i kazinove në Maqedoni dhe i fabrikës së alkoolit në Shkup.

Hetimi është duke rrjedhur dhe duhet dëshmuar nëse vërtet bëhet fjalë për vrasje të porositur dhe nga kush.

Supozohet se menjëherë pas sulmit, të dyshuarit e kanë kaluar kufirin për në Maqedoni ku janë informuar pushtetarët maqedonas, shkruajnë mediet greke.

Videon dhe tekstin e portalit grek mund që ti shikoni këtu.

Related posts

Grubi pyet qytetarët: A kemi qenë ndonjëherë më të fortë? Qytetarët njëzëri i përgjigjen: Asnjëherë!

Gazetamax.mk

Festim Halili: Krijojmë një sfidë të re për “Krijimin e një Qendre për trajnim për punë të gjelbra – Green Jobs Training Hub”

Gazetamax.mk

Grubi: Kemi marrëveshje që vendi ta ketë kryeministër shqiptar

Gazetamax.mk