GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Informacionet për minierën Illovica fillimisht do t’i dorëzohen Qeverisë, ndërsa më pas do të ndahen edhe me mediat

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kumtoi se të gjitha informacionet lidhur me minierën Illovica fillimisht do t’i dorëzohen Qeverisë, ndërsa më pas ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do t’i ndajë me mediat.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës terrenore në aksin Gradsko – Drenovë, Kovaçevski e përsëriti se nëse qytetarët nuk dëshirojnë, minierë nuk do të ketë.

“Dje zëvendëskryeministri Bytyqi në konferencë shtypi u përgjigj për vendimin që e mori Qeveria, se Ministria e Ekonomisë në seancën e radhës duhet të dorëzojë informacion të detajuar për të gjitha vendimet, veprimet gjyqësore dhe administrative nga viti 2012 deri më sot. Në bazë të këtij informacioni më pas do të merren vendime përkatëse për të ardhmen. Duhet ruajtur edhe interesi i qytetarëve, unë këtë e kam thënë qartë që nga dita e parë, se miniera mund të ketë vetëm me pëlqimin e qytetarëve, nëse janë kundër, atëherë nuk mund të ketë. Ky nuk ishte rast me Qeverinë paraprake të VMRO-DPMNE-së e cila i dha 86 leje për koncesione dhe komunat, të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, tashmë i ka marrë vendimet për fillimin e punëve për hapjen e minierave. Tani ky nuk është rast i njëjtë. Do me thënë, poasi të dorëzohen informacionet në Qeveri, ministri do t’i ndajë me të gjitha mediat”, potencoi Kovaçevski.

Kryeministri në vizitën terrenore u shoqërua nga euroambasadori Dejvid Gir, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi.

Related posts

Opozita përgatitet për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Gazetamax.mk

Emigranti humb jetën në Miravci, goditet nga treni

Gazetamax.mk

Memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe inspektoratit të forcave të sigurisë në Çeki

Gazetamax.mk