Thursday, May 7, 2026

Lajmi në kohë reale

Limaj: Nisma s’merr pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

“Këto nuk janë zgjedhje për neve, por janë rivotim, në këtë situatë për këto tre muaj nuk ka ndryshuar ndonjë gjë, ne duhet të jemi të sinqertë me elektoratin tonë”.

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate po përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mund të mbahen sërish gjatë vjeshtës për shkak të çështjes së presidentit.

“Ne po e përgatisim partinë për ciklin tjetër zgjedhor”.

Nisma Socialdemokrate, sipas Limajt, mund të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve vetëm nëse arrin një marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës për t’u shkrirë në listën e tyre.

“Ne jemi të hapur për këtë”, tha Limaj.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit kjo parti nuk arriti ta kaloi pragun zgjedhor, ndërsa në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit Nisma në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nxori tri deputetë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin