GazetaMax
Lajme

Sot varrosen tre anëtarët e vrarë të familjes Bekteshi

Sot në orën 19:00 do të varrosen tre anëtarët e familjes Bekteshi, që u vranë mbrëmë.

Lajmin e ka konfirmuar djali/ vëllai i tyre.

Ai ka shkruar se varrimi do të bëhet në fshatin Rufc të Lipjanit.

Sot, përmes raportit 24-orësh, Policia ka thënë se raportohet që burri ka vrarë gruan dhe djalin e më pas ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe 4 gëzhoja, ndërsa në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“VRASJE E RËNDË & VETËVRASJE – Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.”

Related posts

Trençevska: Qytetarët të jenë të qetë, do të ketë edhe pensione edhe paga

Gazetamax.mk

Arsovska: Nevojitet heqja urgjente e materialeve të dëmshme në Treskë për të parandaluar një katastrofë të mundshme

Gazetamax.mk

Nikolovski riformaton programin e subvencionimit të bujqve

Gazetamax.mk