Sekretari i përgjithshëm i VLEN dhe kryetari i deritanishëm i Alternativa, Bekim Sali, në fjalimin e tij në Kongresin e sotëm theksoi se bashkimi brenda këtij koalicioni është rezultat i drejtpërdrejtë i kërkesës së qytetarëve.
Ai u shpreh se konsolidimi i forcave politike shqiptare në VLEN vjen si përgjigje ndaj nevojës për unitet dhe përfaqësim më të fuqishëm në skenën politike.
Sipas Sali, rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut mbetet i pashmangshëm dhe përfaqëson të vetmen alternativë për të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se procesi i integrimit evropian kërkon bashkëpunim dhe përgjegjësi politike, duke e vlerësuar VLEN-in si një faktor që mbështet këtë orientim strategjik.
