Shoqata Jehona e Malësisë në Michigan ka vendosur kurorë me lule pranë shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Tuz, në nder të ditëlindjes së tij.
Ky aktivitet përkujtimor u organizua si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për figurën dhe veprën e Heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili mbetet simbol i qëndresës, lirisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në fb, Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, i cili theksoi se Skënderbeu është figura që i dha lavdi historisë shqiptare dhe u bë simbol i trimërisë, lirisë dhe bashkimit kombëtar.
“Një figurë që i dha lavdi historisë shqiptare dhe u bë simbol i trimërisë, lirisë dhe bashkimit kombëtar. Me guximin dhe mençurinë e tij, Skënderbeu mbrojti trojet shqiptare dhe frymëzoi breza të tërë me dashurinë për atdheun.”- ka shkruar Berishaj.
Ja postimi i plotë:
Sot kujtojmë lindjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu 🇦🇱
Një figurë që i dha lavdi historisë shqiptare dhe u bë simbol i trimërisë, lirisë dhe bashkimit kombëtar. Me guximin dhe mençurinë e tij, Skënderbeu mbrojti trojet shqiptare dhe frymëzoi breza të tërë me dashurinë për atdheun.
Lavdi përjetë heroit të kombit!
Historia e tij jeton në zemrat tona ❤️🖤
