GazetaMax
Lajme

Diplomati Burim Bilali përfaqëson vendin në bisedimet e ratifikimit me Organizatën Botërore të Tregëtisë

Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 49-të e Marrëveshjes për Prokurim Publik të OBT-së (GPA 2012). Diplomati kërcovar Burim Bilali ka perfaqesuar Maqedonia e Veriut gjatë dorëzimit te instrumentit të anëtarësimit në Marrëveshjen për Prokurimi Publik të Organizatës Botërore të Tregëtisë-OBT-së (GPA 2012), duke shënuar përfundimin e procesit të saj të brendshëm të ratifikimit.

Instrumenti iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë, Dr. Ngozi Okonjo-Iweala më 30 shtator nga Burim Bilali, Këshilltar në Misionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Me hyrjen në fuqi të anëtarësimit të saj, më 30 tetor 2023, Maqedonia e Veriut do të fitojë mundësi të reja për qasje në treg, ndërsa do të hapë tregun e vet të prokurimit për palët e tjera të GPA dhe do të angazhohet për rritjen e transparencës dhe efikasitetit për procedurat e saj të prokurimit qeveritar.

Në të njëjtën kohë, furnizuesit (operatorët e biznesit) të Maqedonisë së Veriut do të kenë akses në tregjet e prokurimit të 48 palëve të tjera të GPA, të cilat vlerësohen të kenë vlerë 1.7 trilion dollarë në vit.

Aderimi i Maqedonisë së Veriut në GPA 2012 do të hapte tregje të reja të prokurimeve publike për vendin tonë dhe do të rriste atraktivitetin tonë për investime, gjithashtu do të shtonte sigurin juridike dhe mbështetjen për pjesëmarrjen e furnizuesve të Maqedonisë së Veriut në procedurat e prokurimit public jashtë vendit.

Përpos Maqedonisë së Veriut, anëtarë të tjerë që janë pjesë e GPA janë: SHBA, BE me 27 anëtarët e saj, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Japonia, Izraeli, Republika e Koresë, Zvicra, Ukraina, Taipei Kinez, Singapori, Norvegjia, Zelanda e Re, Mali i Zi etj.

Related posts

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Gazetamax.mk

Prokuroria me detaje për ngjarjen tragjike në Gostivar

Gazetamax.mk