Në Spitalin Klinik të Tetovës janë kryer disa rikonstruime të rëndësishme nëpër disa reparte, duke siguruar kushte më të mira për trajtimin e pacientëve.
Përveç rikonstruimit ka pasur dhe investime në aparate mjekësore.
Informacione me të detajuara ka dhënë drejtori organizativ në Klinikën e Tetovës, Blerim Osmani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Aktivitetet e javës në Spitalin Klinik të Tetovës…
U promovua renovimi i tërësishëm i ambulantave, sportelit dhe 2 toaletëve – në bllokun Internistik, të realizuara me donacion nga kompania Pfizer në bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës. Të njejtat janë pajisur me inventar, me mjete të IT-së dhe mobilje të nevojshme.
U prezantuan renovimet në repartin e Gjinekologjisë, vënia në funksion edhe të një salle operative e pajisur me aparaturë si:
Aparat anestezioni
Aspirator kirurgjik
Elektrokauter me argon si dhe mjete të tjera.
Dislokimi i kiretazhës në hapësira tjera të këtij reparti si dhe riorganizimi i punëve në të gjithë repartin që pacientët të mund të marrin shërbime me të mira.
Gjithashtu rikonstruimi dhe lëshimi në përdorim i Apartmentit me kushte bashkëkohore.
Dhe për këtë falenderojmë donatorët që kontribuan si dhe përurojmë kryeshefen Dr. Meral Rexhepi për iniciativën që bashkë me kolektivin e repartit si dhe me stafin e spitalit arritën që idetë të bëhen realitet.
U promovua renovimi i tërsishëm i repartit të Neonatologjisë, duke falemenderuar donatorin Nutriben. Gjithashtu u montuan dhe lëshuan në përdorim edhe 6 inkubatorë. Përgëzojmë kryeshefin e këtij reparti Dr. Sani Bajrami dhe stafin e këtij reparti për punën e palodhshme që ky repart të merr formën e duhur.
Na presin edhe shumë punë të mira…