Vrasje në Manastir, në lagjen Bajër në rrugën “5-ta”, herët këtë mëngjes, ku viktimë është një grua e re e lindur në vitin 1995, përkatësisht 31-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:30, pas një konflikti familjar.
Sipas informacioneve të para deri te të cilat ka arritur Telma, bëhet fjalë për një incident të dhunës në familje, ku burri dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.
I dyshuari për vrasjen është privuar nga liria. Organet kompetente po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes. Më shumë detaje për motivet dhe rrethanat priten gjatë ditës, pas përfundimit të hetimeve.
