Thursday, May 14, 2026

Lajmi në kohë reale

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto ditë u kanë dërguar fotografi të hotelit “Desaret” dhe gjendjes në të cilën ndodhet ai.

“Këto ditë banorët e Peshtanit na i dorëzuan fotografitë me qëllim që të arrihet zgjidhje ligjore e rastit dhe të veprohet sipas vendimit të lëshuar, pa u mbrojtur individë të caktuar. Bëhet fjalë për objektin e hotelit ‘Desaret’”, thuhet në njoftimin e aktivistëve të nismës qytetare “Ohrid SOS”.

Hoteli është në pronësi të AD “Ohridturist”, por është dhënë me qira ish-deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e LSDM-së, Laze Tanevski. Arsyeja e reagimit të banorëve është çatia mbi sallën e ngrënies, mensën dhe pjesën e restorantit, e cila është në prag të shembjes dhe paraqet rrezik potencial për jetën e mysafirëve, të cilët shpesh janë fëmijë.

Pas paraqitjes në Komunën e Ohër vitin e kaluar, një inspektor i autorizuar ndërtimor ka dalë në terren, është përpiluar procesverbal dhe në të është dhënë urdhër që çatia të sanohen deri më 30.04.2026, pra para fillimit të sezonit dhe pranimit të mysafirëve të parë”, theksojnë aktivistët.

Sipas tyre, pas këtij vendimi nuk është vepruar, ndërsa revolta e banorëve është shtuar pasi gjatë festave të 1 Majit hoteli ka funksionuar me kapacitet të plotë.

“Pas denoncimit shtesë, përgjigjja ka qenë se nuk mund të gjendej kompani realizuese dhe për këtë arsye çatia nuk ishte sanuar. Në shkresën e dytë drejtuar komunës, atyre u është thënë se çatia në fakt nuk ishte aq e dëmtuar, por nuk u është dhënë përgjigje pse edhe pas gjysmë viti nuk është vepruar sipas vendimit të lëshuar nga inspektori kompetent. Pas kësaj është bërë kallëzim në Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit për punë të pandërgjegjshme të zyrtares dhe mbrojtje të interesave të pronarëve të hotelit.”

Hoteli “Desaret” është projektuar nga arkitekti ohrian Pantelej Mitkov në vitin 1973 dhe përfaqëson pjesë të trashëgimisë moderne arkitekturore të Rajonit të Ohrit, e cila nuk ka mbrojtje dhe përkujdesje të duhur nga shteti dhe institucionet kompetente.

“Para disa vitesh objekti unik i restorantit ‘Park’, vepër e një tjetër arkitekti të njohur dhe të vlerësuar nga Ohri, u demolua brenda natës gjatë orës policore në kohë pandemie, edhe pse më parë kishim kërkuar nga institucionet mbrojtje të përkohshme për të.”

Latest Posts

Mos e humb lajmin