GazetaMax
Lajme

Kryeministri shqiptar/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Camaj: Ali Ahmeti me vizion largpamës, faktorizoi shqiptarët me rol dinjitoz

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nikollë Camaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast dua të vlerësoj, dhe me konsideratë te lartë t’i shprehi mirënjohjen më të thellë faktorit politik dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe liderit z. Ali Ahmeti, për vizionin largpamës në avansimin e të drejtave të shqiptarëve, për bashkëpunimin e suksesshëm dhe rolin dinjitoz në faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i cili me urtësi dhe mençuri po i përmbush aspiratat historike të shqiptarëve, ka shkruar mes tjerash Camaj.

Postimi i plotë:

Sot, në Parlamentin e Maqedonisë së veriut, zhvillohet seancë historike për shqiptarët. Historike, sepse në postin e kryeministrit do të zgjedhet një shqiptar, z. Talat Xhaferi, meritë kjo e angazhimit të lidershipit politik shqiptar, për faktorizimin e shqipatrëve në këtë shtet dhe në rajon.

Me këtë rast dua të vlerësoj, dhe me konsideratë te lartë t’i shprehi mirënjohjen më të thellë faktorit politik dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe liderit z. Ali Ahmeti, për vizionin largpamës në avansimin e të drejtave të shqiptarëve, për bashkëpunimin e suksesshëm dhe rolin dinjitoz në faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i cili me urtësi dhe mençuri po i përmbush aspiratat historike të shqiptarëve.

Me zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot po bëjne histori në rrugën e avancimit të të drejtave të tyre natyrore. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet etnike.

Por, zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është arritje vetëm e shqiptarëve, por edhe e Maqedonisë së Veriut si shtet, prandaj uroj të jetë shembull pozitiv për gjithë vendet e Ballkanit.

Uroj përzemërsisht z.Talat Xhaferri në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar shëndet dhe suksese në postin e merituar

Nikollë Camaj, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi

https://www.facebook.com/photo?fbid=7058084894269337&set=a.198542856890276

Related posts

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

Gazetamax.mk

Thaçi optimist se do të zgjidhen pengesat në vend

Gazetamax.mk

Në Kuvend filloi takimi i kryeministrit Kovaçevski me liderët e partive parlamentare

Gazetamax.mk