GazetaMax
Kuriozitete

Maldini po e sjell në San Siro lojtarin shqiptar

Maldini e do me çdo kusht lojtarin shqiptar te Milani.
Drejtuesit e skuadrës së Milan janë interesuar në mesfushorin shqiptar, i cili është lojtar i skuadrës italiane, Empoli, transmeton Reporteri.net.
Sipas asaj çfarë kanë raportuar mediat italiane, përfshirë të famshmen Tuttosport, drejtori teknik i kueqezinjeve, Paolo Maldini është i interesuar seriozisht për të nënshkruar me të riun shqiptar, Kristjan Asllani.

Rosonerët janë të gatshëm të paguajnë rreth 10 milionë euro për kartonin e 20 vjeçarit të Empolit.
Ndërkaq, përveç Asllanit, Maldini është duke monitoruar me kujdes edhe 23 vjeçarin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili është shok skuadre me Asllanin tek skuadra e Empolit.
Bajrami i kishte shënuar gol fantastik Milanit në ndeshjen e tyre, të cilën e humbën me rezultat përfundimtar 2-4.

Related posts

Ten Hag për De Gea: Ai është i mrekullueshëm

Gazeta Max

Real Madrid në kërkim të një mesfushori, synimin e ka te ky futbollist

Gazeta Max

Xavi tregon emrat e futbollistëve për derbin ndaj Real Madridit

Gazeta Max