Dikur këngëtare e hiteve në Kosovë, sot krah bashkëshortit shkëlqejnë në SHBA

Producenti i njohur filmik Edi Mehana dhe bashkëshortja e tij, ish-këngëtarja Antigona Rustolli, kanë marrë pjesë së bashku në një ngjarje në Chicago të SHBA-së, qytet ku jetojnë prej vitesh.

Çifti u shfaq elegant, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre në këtë event. Mehana, i njohur për angazhimin e tij në botën e filmit, ndau edhe një fotografi nga mbrëmja, duke përcjellë një mesazh të veçantë përmes rrjeteve sociale.

“Pak magji të Hollywood-it, pak elegancë dhe personi im i preferuar pranë meje”, shkroi Mehana, duke shoqëruar postimin me simbolet e filmit dhe të zemrës.

Paraqitja e tyre së bashku dëshmon edhe një herë përkrahjen që ndajnë në jetën personale, ndërsa vazhdojnë të ruajnë lidhjen me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Antigona Rustolli, e njohur më herët për aktivitetin e saj në muzikë, tashmë jeton në SHBA së bashku me bashkëshortin e saj, producentin Edi Mehana.