GazetaMax
Lajme

Profesori universitar Bardhyl Dauti me fjalë të mëdha për zëvendëskryeministrin Artan Grubi

Duke shpërndarë një video të zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, profesori universitar dhe ish deputeti, Bardhyl Dauti përmes një statusi në rrjetet sociale ka potencuar se sasia dhe cilësia shqiptare në bashkëqeverisjen e fundit të BDI-s, ka qenë pakrahasimisht më e mira e të gjithë kohërave, që nga pavarësia e shtetit e deri më sot, njofton indeks.mk

Në statusin e tij, ish deputeti Dauti ka veҫuar emrin e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi duke thënë se pikërisht ky është arsyeja kryesore e vitalizimit të koridorit 8 dhe sistematizimit në vende pune publike të mbi 20 000 shqiptarëve të punësuar me Marëveshjen e Ohrit.

Dauti ka thënë se Grubi ka qenë fiks zëvendës kryeministër shqiptar me kompetenca ekzekutive, kështu siç e kemi dashur gjithmonë, raporton indeks.mk

Postimi i plotë:

Sasia dhe cilësia shqiptare në bashkëqeverisjen e fundit të BDI-s, ka qenë pakrahasimisht më e mira e të gjithë kohërave, që nga pavarësia e shtetit e deri më sot.
Artan Grubi, arsyeja kryesore e vitalizimit të koridorit 8 dhe sistematizimit në vende pune publike të mbi 20 000 shqiptarëve të punësuar me Marëveshjen e Ohrit.
Fiks zëvendës kryeministër shqiptar me kompetenca ekzekutive, kështu siç e kemi dashur gjithmonë. Uroj që kjo hise shqiptare ne shtetdrejtim e shtetkontroll shqiptar të RMV-së, përmes pushtetit politik cilësor të na përsëritet sërish.

Related posts

Kovaçevski: Ribalanci do të finalizohet pas përfundimit të vizitës së përfaqësuesve të FMN-së

Gazetamax.mk

Paralajmërimet amerikane kundër korrupsionit/Arta Bilalli nga BDI: Pres që së shpejti të ketë rezultate

Gazetamax.mk

Kryetari i Ferizajt takon Van Dammen, shihet i përqafuar me të

Gazetamax.mk