GazetaMax
Lajme

Apeli i GjKKO lë në burg Oltion Bistrin

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për dhënien e masës së “arrestit me burg” për Oltion Bistrin.

Kujtojmë se Bistri u arrestua për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Gjithashtu, atij iu sekuestruan edhe 1 milionë euro pasuri e pajustifikuar.

Njoftimi i GjKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 10:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 15 akti, datë 28.03.2024 regjistrimi, lidhur me rishqyrtimin e ankimit të personit nën hetim O.B., ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përkundrejt të hetuarit ankues O.B.

Related posts

Vitin e ardhshëm përsëri rritje e pagës minimale

Gazetamax.mk

“Avicena” shkel ligjin, merret vendimi nga shteti ndaj saj

Gazetamax.mk

Besimi në takim me drejtoreshën e FMN-së: Linja e përkujdesit dhe likuditetit u ndahet vendeve me politika të mira ekonomike

Gazetamax.mk