GazetaMax
Lajme

Nju Jorku goditet nga një tërmet

Një tërmet goditi zonën e populluar dendur të Qytetit të Nju Jorkut më 5 prill, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, teksa banorët kanë raportuar se kanë ndier dridhjet e tokës edhe në mbarë verilindjen e shtetit.

Tërmeti ishte 4.7 shkallësh dhe epiqendra e tij ishte në Nju Xhersi, apo rreth 72 kilometra në perëndim të Qytetit të Nju Jorkut dhe 80 kilometra në veri të Filadelfisë. Zjarrfikësit në Nju Jork thanë se sipas informacioneve të para, nuk raportohet për dëme.

Edhe banorët në Baltimor të Filadefisë, Konektikat po ashtu kanë ndierë dridhjet e tokës.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti mund të jetë ndierë nga më shumë se 42 milionë persona.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se tërmeti u ndie në mbarë shtetin.

“Ekipi im po vlerëson ndikimin dhe çdo dëm që mund të jetë shkaktuar”, tha ajo.

Dridhjet e tokës rikthejnë në kujtesë 23 gushtit të vitit 2011, kur një tërmet preku dhjetëra miliona persona nga Xhorxhia e deri në Kanada. Ai tërmet ishte i shkallës 5.8 dhe ishte tërmeti më i fuqishëm që goditi SHBA-në që nga Lufta e Dytë Botërore./REL

Related posts

Besa Kadriu: Korrupsioni prek të gjitha shoqëritë në botë, por dallimi qëndron tek vullneti politik

Gazetamax.mk

Varheji: Ballkan i Hapur është një mundësi për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së

Gazetamax.mk

Konfiskohet duhan kontrabandë në vlerë prej 460 mijë denarëve në tregjet e Shkupit

Gazetamax.mk