GazetaMax
Ballina

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet në Prespë ku në takim me qytetarët krahas kryetarit të BDI Ali Ahmeti, të pranishëm kanë qenë edhe kandidati për president Bujar Osmani, kryetari i PDE Arjanit Hoxha, kandidatët për deputetë Musa Xhaferi dhe Fehmi Skender, përfaqësues të ASH Remzi Memedi si dhe kordinatori për Zonën e V-të zgjedhore, Jeton Shaqiri.

Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se Frontin Europian e kemi për detyrë që ta ushqejmë me ide ngado që janë shqiptarët dhe të punojnë bashkë.

I dëgjoj deklaratat e Mickoskit dhe Gordanës që kërkojnë 61 mandate, që kërkojnë të kthejnë supermadhësinë, që kërkojnë majorizimin, të kthejnë dhe mbisundojnë mbi komunitetet tjera. Ju çoj porosi kësaj klase politike që majorizimin, mbisundimin dhe përbuzjen e komuniteteve UÇK-ja e ka varrosur në Ohër bashkë me shovinizmin dhe irredentizmin, se nuk ka kthim pas. Unë nuk flas për numra, Fronti din vetëm të fitojë dhe ecje përpara dhe nuk ka se si të mos fitojmë sepse asnjë objektiv nuk e kemi humbur. Këtë front e kemi për detyrë ta ushqejmë me ide dhe me afërsi, ngado që të jeni dhe punoni bashkë, sepse shqiptarët historikisht të huajt i kanë ndarë dhe përçarë dhe i kanë shfrytëzuar për të coptuar tokat shqiptare. Prandaj, të mësojmë nga e kaluara, nga historia jonë e hidhur që të ndërtojmë histori më të fortë dhe më të re, tha Ahmeti.

Bujar Osmani nënvizoi se gjendet në një prej misioneve më fisnike që Fronti Europian i’a ka besuar.

Prezenca juaj këtu është mbështetja dhe respekti më i madh për mua në këtë kandidaturë. Në këtë fushatë nuk kam folur për veten edhe pse është e zakonshme kandidatët të flasin se kush janë, por kolegët më kanë vlerësuar dhe nëse nuk ju kam bindur me punën time ashtu siç jam i përkushtuar me disciplinën e punës, mendoj që kam treguar se mund të bëj detyrën e presidentit. Një prej misioneve më fisnike që Fronti Europian më ka përcaktuar të jem bartës i procesit, është çështje që ëndëra e secilit njeri në vend të bëhet realitet pavarësisht përkatësisë etnike, u shpreh Osmani.

Musa Xhaferi shtoi se Fronti Europian i krijuar nga Ahmeti jep mundësi që edhe etnitetet tjera në vend të ndihen të barabartë.

Me iniciativë të Ali Ahmetit u krijua Fronti Europian dhe bashkë me vullnetin e partive politike për të imponuar një pjesëmarje më të madh në parlament, që shqiptarët të jenë vendimtarës me etnitetet tjera dhe gjithë ato që shohin prespektivë këtu, pas shumë viteve u bashkuan për të liberalizuar të drejtat, se shqiptarët përmes BDI janë më solidar që edhe të tjerët të përfaqësohen më mirë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, theksoi Xhaferi.

Arjanit Hoxha tha se kur të gjithë bëhen bashkë dhe qëllimi është i pastër, sigurisht që është e arritshme.

Kanë tentuar edhe PDSH dhe PPD të bëhen bashkë por ja që tash më ra hise mua të jem pjesë e procesit që ndërton historinë. Këtu ka themelues të PDSH, të Aleancës, ka njerëz që janë munduar jashtëzakonisht shumë të bëhemi bashkë dhe sot jemi bërë bashkë edhe me etnitetin turk. Ajo që ne duam sot të bëjmë bashkë të gjithë dhe të ju themi se gjithçka është e arritshme dhe qëllimi është i pastër, vlerësoi Hoxha.

Fehmi Skender tha se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë në rrugën e saj europiane, nuk ka alternativë tjetër ose Bashkimi Evropian ose ne qëndrojmë në të njëjtin vend.

Deri tani siç kemi qenë bashkë, do të vazhdojm gjithmonë të jemi bashkë. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë në rrugën e saj europiane, nuk ka alternativë tjetër ose Bashkimi Europian ose ne qëndrojmë në të njëjtin vend. Prandaj, më 24 prill duke rrumbullaksuar numrin 4, të përpiqemi të formësojmë të ardhmen tonë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara, u shpreh Skender.

Remzi Memedi tha se bashkimet si Fronti Europian arrinë rezultate të mëdha, duke përmendur rastin në komunën e Kërçovës.

Jemi në mesin e kampanjës presidenciale e cila është kampanjë ndryshe nga herët tjera se jemi ne dy palë zgjedhje dhe nuk është vetëm kjo e veçanta, e veçanta është se tash garojmë në dy blloqe, Fronti Europian që marim pjesë ne por e veçanta është se këtij Fronit i janë bashkaur dhe parti të etniteteve tjera. Meqë jemi në Prespë ne e dimë se çfarë rezultatet arrihen kur bashkimet bëhen më të mëdha, siç është rasti i Kërçovës kur u bë bashkimi i ngjajshëm si ky. Bashkimet e tilla janë të duhura, që ne t’u paraprimë situatave. Ju ftoj të gjithëve që masovikisht më 24 prill të mbështesim Bujar Osmanin e më pas më 8 maj të jemi gati për më tutje, theksoi Memedi.

Jeton Shaqiri u shpreh se e kemi lehtë të flasim për kandidaturën e Bujar Osmanit për shkak të veprave dhe punëve të tij.

Zakonisht në aktivitete të këtilla politike secili folës duhet të mundohet të gjejë fjalët më të mira për kandidatët por në aktivitete politike është e lehtë sepse për kandidatët flasin veprat e tyre dhe për kandidatin tonë flasin veprat që ka bërë, kështu që edhe për mua tash është e lehtë për arsye se përballë kam dy figura, Ali Ahmetin që solli Marrëveshjen e Ohrit, si aktor kryesor që krijoi institucionet dhe anën tjetër kemi Bujar Osmanin i cili bëri që Marrëveshja e Ohrit të jetë realitet për neve, për Strugën, Prespën, Ohrin për secilin qytet. Për këtë arsye kur flasin veprat është e lehtë sepse për herë të parë kemi mundësinë që të krahasojmë me kandidatët tjerë, nënvizoi Shaqiri.

Related posts

Halili: Gjithsej 4.4 milionë euro shpëndahen për të mbështetur 86 ndërmarrje në kuadër të Thirrjes publike “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”

Gazetamax.mk

Zëvendës kryenegociatorja, Abdiu Halili nga Brukseli: Maqedonia e Veriut, lider rajonal në programin IPARD

Gazetamax.mk

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Gazetamax.mk