GazetaMax
Lajme

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e vlerësoi si “paturpësi” dhe e pyeti nëse donte të dorëzonte një Rezolutë për gjenocidin e serbëve në Jasenovac, së bashku me Serbinë.

“Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe dhe mbi të gjitha, ata na ftojnë të marrim pjesë në të. A duhet të jemi në anën e nazistëve që të respektohemi”, tha Daçiq në TV B92.

Vendimin e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar edhe ish shefi i BIA-s dhe ish ministri serb i Mbrojtjes, Aleksanda Vulin.

“Maqedonasit veriorë e dinë se vota e tyre nuk do të thotë asgjë as për emrin apo gjuhën e tyre, ata duhet të kishin abstenuar nëse nuk mund ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.

Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar linjën e reagimeve nga Beogradi. “Fakti që Aliu, Bujari, Talati… punojnë kundër serbëve, të kundërtën nga vullneti i maqedonasve, është shkatërrues për shtetin”, thuhet në reagimin e Stoilkoviqit.

Maqedonia e Veriut është kosponsor, së bashku me Gjermaninë, SHBA-në dhe vende të tjera, të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

Related posts

Rreth 280 mbetje mortore në IML të paidentifikuara nga lufta në Kosovë

Gazeta Max

Seanca të katër komisioneve në Kuvend

Gazeta Max

Arrestohet një person për kërcënimet me bomba në shkollat e mesme të Shkupit

Gazeta Max