GazetaMax
Lajme

Nga ky shtet e ka origjinën droni që ra në Mitrovicë

Droni që ra në Mitrovicë ka origjinë nga ky shtet.
Droni që ra në Mitrovicë ka origjinë nga ky shtet
Një dron ushtarak ka rënë në lagjen Bair të Mitrovicës së Jugut në oborrin e një shtëpie të një banori shqiptar.
Shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me origjinën dhe se kush qëndronte prapa tij.
Droni në fjalë – në bazë të fotografive autentike – del se është zhvilluar nga një kompani ndërkombëtare ne bazën në Izrael.
Ai quhej Skylark I dhe tashmë përdoret, zyrtarisht, nga Kroacia, Çekia, Hungaria, Izraeli, Maqedonia, Mjanmari, Holanda, Polonia, Sllovakia dhe Suedia.
Kanadaja dhe Australia megjithëse e kanë përdorur në të kaluarën, tashmë e kanë hequr dronin nga sistemi, shkuran Nacionale.
Sidoqoftë, ‘në të zezën’ ai mund të operohet edhe nga shtete të tjera. Në një intervistë të bërë me Jerusalem Post, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kishte shkuar për të bërë ‘pazar’ në Izrael pikërisht për pajisje ushtarake.
“Nuk do të blejmë pak,” – ishte shprehur Vuçiq për Jerusalem Post në vitin 2016.
Gjatësia e këtij droni është 2 metra e 20 centimetra, po aq sa tha Nacionales se ishte gjatësia e dronit të rrëzuar në Mitrovicë.
Ndërkohë që krahët i shtrihen 2 metra e katërdhjetë centimetra.
Ai mund të arrijë shpejtësinë deri në 74 kilometra në orë.
Rrezja e veprimit të tyre është prej 5 deri në 10 kilometra dhe mund të qëndrojë vetëm 2 orë pa ndërprerë në operim, gjë që tregon se ai është lansuar nga një vend në afërsi të Mitrovicës.

Related posts

VMRO: Produktet themelore më të shtrejta për 50 për qind

Gazetamax.mk

Kontrollohet banesa e Ahmetajt pranë liqenit Artificial, agjentët e BKH-së s’gjejnë asgjë të dyshimtë

Gazetamax.mk

Arrestohet vjedhësi nga Shkupi, i pranon të gjitha veprat para policisë

Gazetamax.mk