Dr. Abdulgafur Sinani mbron me sukses doktoraturën në Universitetin Komenius në Bratislavë

Dr. Abdulgafur Sinani ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në Fakultetin e Menaxhmentit të Universitetit Komenius në Bratislavë, duke përmbyllur një rrugëtim akademik pesëvjeçar.

Më 21 gusht 2026, në Universitetin Komenius në Bratislavë (Comenius University Bratislava), Sinani mbrojti disertacionin me temë “Roli i reformave të sistemit tatimor dhe uljes së normave tatimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave shtetërore”.

Mbrojtja e doktoraturës shënon përmbylljen e një periudhe pesëvjeçare të karakterizuar nga punë, përkushtim dhe sfida të shumta akademike.

Në këtë rrugëtim, Sinani shprehu mirënjohje të veçantë për mentoren e tij, Assoc. Prof. Ing. Jana Kajanová, për udhëzimin akademik, mbështetjen, këshillat dhe besimin e treguar gjatë gjithë procesit të doktoraturës.

Ai falënderoi gjithashtu kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në procesin akademik. Kryetare e Komisionit ishte Assoc. Prof. Dr. Natalia Kryvinska, ndërsa në përbërje të komisionit ishin edhe Assoc. Prof. Dr. Jan Papula, Assoc. Prof. Dr. Rozalia Sulikova, Assoc. Prof. Dr. Lucia Vilčekova, Assoc. Prof. Dr. Lukas Čopuš, Assoc. Prof. Dr. Peter Markovic, Assoc. Prof. Dr. Monika Zatrochova, Assoc. Prof. Dr. Martin Mariš dhe Assoc. Prof. Dr. Ladislav Mura.

Një pjesë të veçantë të mirënjohjes së tij Sinani ia kushtoi familjes, të cilën e cilësoi si mbështetjen kryesore gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

“Ky titull nuk është vetëm rezultat i punës sime personale. Është edhe rezultat i besimit dhe mbështetjes së njerëzve të mi më të dashur. Prandaj, këtë arritje e ndaj me familjen time, sepse në shumë mënyra, kjo është edhe arritja e tyre”, u shpreh Sinani.

Ai falënderoi gjithashtu miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe inkurajuar gjatë këtyre viteve.

Sinani theksoi se është veçanërisht krenar që këtë etapë të rëndësishme akademike e përfundoi në Universitetin Komenius në Bratislavë, universiteti i parë shtetëror i Sllovakisë dhe një prej institucioneve më të rëndësishme akademike të vendit.

Me përfundimin me sukses të mbrojtjes së disertacionit, Dr. Abdulgafur Sinani e përmbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij akademike, ndërsa tashmë hap një kapitull të ri profesional.

“Me shumë mirënjohje për të kaluarën, me krenari për të tashmen dhe me besim për të ardhmen”, është mesazhi i tij pas marrjes së titullit të doktorit të shkencave.

Bratislavë, Sllovaki – 21 gusht 2026