GazetaMax
Lajme

NATO do të zbarkojë me 4 batalione shtesë në lindje të Evropës

NATO do të zbarkojë në disa vende të Evropës.
Ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julie Smith, tha sot se liderët e NATO-s do të aprovojnë zbarkimin e katër batalioneve shtesë të ushtarëve të Aleancës Veri Atlantike në kufijtë lindorë të Evropës.
Këto batalione do të vendosen në Hungari, Rumani, Bullgari dhe Sllovaki, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Duke folur në një ngjarje të Këshillit të Atlantikut, ambasadorja Smith tha se detajet do të bëhen të ditura nesër pas Samitit të NATO-s.
Ne do të na duhet të bëjmë një sërë vlerësimesh të vazhdueshme në lidhje me qëndrimin tonë të forcës që do të na marrë javë e muaj në të ardhmen,” tha ajo, duke shtuar se “është ende një pyetje e hapur” se si aleanca do ta trajtojë marrëveshjen e bashkëpunimit NATO-Rusi. për të cilin aleatët e NATO-s besojnë se Rusia është “duke e shkelur qartë atë” –
“Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, duke përfshirë bazën e përhershme, tha ajo.

Related posts

Modeli i ri i subvencionimit në bujqësi para Qeverisë

Gazeta Max

Takime me qytetarë, Osmani: Na duhet mbështetja juaj për të udhëheq me shtetin

Gazeta Max

Konferencë për media BE-Ballkani Perëndimor: Demokratët nuk mund të mbijetojnë pa media të lira, dezinformatat kërcënim serioz

Gazeta Max