GazetaMax
Lifestyle

“Kam humbur një vajzë”- Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Ishte identike me Rozën! Kur njerëzit e shikonin mendonin se ishte e njëjta

Aktorja e dashur për publikun, Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë.

Artistja ka treguar se vogëlushja erdhi në jetë përpara vajzës së saj Roza Lati, por fatkeqësisht u nda nga jeta.

Rita Lati u shpreh se brenda vitit, nga vdekja e vajzës, lindi Roza dhe shtoi se “brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot”.

“Jam gëzuar pa masë kur u bëra mami i Rozës, sepse Roza erdhi në jetë pasi unë e kisha humbur një gocë. Unë u çmenda nga gëzimi. E kam rritur Rozën me aq shumë dashuri.

Ishte shumë e urtë kur ishte e vogël, e tundnim për të kuptuar a merrte frymë apo jo kur flinte. Vajza lindi më 19 qershor, kurse Roza më 13 qershor. Brenda vitit zoti mi mbushi duart plot.

Roza ishte aq e shëndetshme dhe dukej sikur ishte e njëjta. Mua më ka ndodhur tragjedia në Vlorë dhe në Tiranë kujtonin që kisha të njëjtën. Jam e bekuar, brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot. Ishte një rilindje, merr kuptim jeta ndryshe”, tha Rita Lati në “Kurthin e Piter Pan”.

Ajo tregoi se dëshira e saj më e madhe është që të bëhet gjyshe.

“Tani dua të bëhem gjyshe, të më bëjë gjyshe Roza, atë pres, atë ëndërroj. Sa e lumtur do të isha”, u shpreh aktorja.

Related posts

Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime

Gazetamax.mk

Merrni menjëherë probiotik nëse i keni këto simptoma! Cili funksionon më mirë në zorrët dhe cilët nuk duhen blerë

Gazetamax.mk

Lëngu i karotave – bombë për shëndetin

Gazetamax.mk