GazetaMax
Ballina

LAJMI I FUNDIT/ Rrihet në qendër të Kopenhagës, kryeministrja daneze Mette Frederiksen

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen është sulmuar mbrëmjen e së premtes në Kopenhagë, ka njoftuar zyra e saj, sipas “The Telegraph”.

Frederiksen raportohet se është rrahur nga një burr në sheshin publik Kultorvet në qendër të kryeqytetit danez.

Sipas zyrës së saj, ajo ka mbetur e tronditur pas këtij sulmi dhe mbetet ende e paqartë nëse është lënduar.

Po ashtu, policia daneze ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin, por nuk është dhënë asnjë detaj i mëtejshëm.

Magnus Heunicke, ministër i Mjedisit në Danimarkë, e ka quajtur sulmin “të shëmtuar dhe të papranueshëm”.

“Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen u sulmua dhe u rrah sot nga një burrë në Kultorvet në Kopenhagë. Mette është natyrshëm i tronditur nga sulmi. Duhet të them që na trondit të gjithëve që jemi pranë saj.

Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në vendin tonë të bukur, të sigurt dhe të lirë. Të gjithë kemi përgjegjësi të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për vlerat mbi të cilat është ndërtuar vendi ynë. Policia ka arrestuar një person për sulmin.” – ka thënë ai.

Related posts

Hapet zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Prishtinë/ Destani: Krijon mundësi të reja për investime

Gazetamax.mk

E rëndë në Greqi, nëna arrestohet nga Policia, dyshohet se ka vrarë 3 vajzat e saj. Substanca që u gjet në organizmin e 9-vjeçares

Gazetamax.mk

Bekteshi në Forumin Ekonomik Delphi: Ulja e varësisë nga gazi rus është çelësi për sigurinë energjetike të rajonit

Gazetamax.mk