Dikur e quante “rrugaç”, sot Sami Lushtaku pret në takim Fitore Pacollin

Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku ka pritur në takim Ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Fitore Pacollin, shkruan GazetaDemos.

Lushtaku njoftoi nënshkrimin e një arrëveshje për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

“Ky projekt që hyn në kuadër të Banimit Social Adekuat është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës”, shkruan ai.

Vlen të ceket që para pak muajsh Pacolli e kishte quajtur Sami Lushtakun “rrugaç” në një studio televizive.

Postimi i plotë:

Pas Objektit U, edhe Objekti Ç po bëhet realitet!

Sot nënshkruam Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me zonjën Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Ky projekt që hyn në kuadër të Banimit Social Adekuat është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

Do të punojmë fort që edhe Objekti K të bëhet realitet, duke e kompletuar kështu tërësisht kompleksin UÇK dhe duke përmbushur një tjetër zotim ndaj familjeve që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës!